E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha I gatshem te ulem me Ramen por te saktesohen ceshtjet

Kryeministri, Sali Berisha i është përgjigjur ftesës së kryetarit Rama për tu ulur nesër në tryezë, por ka kërkuar mirëkuptimin e këtij të fundit për orarin. Njëkohësisht, shefi i qeverisë insiston në saktësimin e çështjeve që do të diskutohen në tryezë, përpara zhvillimit të saj. 

“Jam i gatshëm të takoj Ramën në mjediset e këtij parlamenti. Por kërkoj brenda mundësive që ky takim të mos bëhet nesër në orën 10, por sot pasdite në çdo orë, ose dhe nesër pasdite po në çdo orë, për shkak të axhendës sime. Por dua që të përcaktojmë sepër çfarë do të diskutohet. Kjo duhet specifikuar se në rast se thuhet edhe Fieri, unë nuk pranoj. Shkoj për të dëgjuar Ramën për çdo propozim për këto tre ligje”, vuri në dukje, Kryeministri. 

Gjithashtu, Kryeministri diskutoi detajet e projektbuxhetit edhe me deputetët e Partisë Demokratike. Sipas tij, rritja e rrogave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë, si dhe në arsim e shëndetësi do të jenë objektivat kryesorë.
 “Rëndësi kryesore ka se i tërë buxheti ka përcaktuar si objektiv madhor buxhetin personal dhe familjar të 820 mijë shqiptarëve që marrin rroga apo pensione nga shteti. Së dyti, investime për krijimin e vendeve të punës, mbështetje të rritjes ekonomike. Me këtë buxhet, në përputhje të plotë me premtimin tonë rriten ndjeshëm rrogat e pensionet. Nuk mund të pranohet që të ketë asnjë vend numëro apo kthim pas tek niveli I jetesës së qytetarëve shqiptar. Ndaj është vendosur që rritja e rrogave e pensioneve që varion nga 1% rrogat më të larta, tek 5% rrogat e tjera. Kjo rritje përveç rrogave të larta, të jetë së paku dyfishi i indeksimit, dy herë më e madhe se. Nëse vitin e kaluar investimet ishin vitin e kaluar 640 mln dollarë , 710 mln dollar këtë vit. Përsëri 500mln dollarë do investohen në rrugë. Jemi zotuar para shqiptarëve se aty ku jetojnë do u ndërtojmë infrastrukturën, jo si lagjet e TR sic I la Rama. Me 100-ra km rrugë janë të shtruara me baltë, tani që po I dalin petët lakrorit. E domosdoshme të ndërtojmë rrugë, aty banojnë qytetarët e këtij vendi. Përveç Rrugës së Arbrit, rrugë të reja do ndërtohen dhe riasfaltohen në të gjithë zonat e vendit. Shqiptarët nuk kanë asnjë territor për të braktisur”, shprehu Berisha. 
Para deputetëve, Kryeministri pohoi se do të dëshironte që të kishte një buxhet 2 herë më të madh, por siç tha ai, po të merret në konsideratë kriza në Europë, paratë e mbledhura janë mëse të mjaftueshme për të ruajtur stabilitetin makroekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›