Shkrumbohen 500 shtepi

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në një zjarr që përfshiu një grumbull banesash në periferi të qytetit Dhaka të Bangladeshit. Zjarri, siç shkruan BBC, nisi në orët e para të mëngjesit dhe ka shkatërruar më shumë se 500 shtëpiza. Zyrtarët thanë se pesë gra dhe katër fëmijë janë mes viktimave, në një kohë që bëhet fjalë për disa të lënduar, shumë prej tyre, rëndë. Shkaqet ende mbeten të panjohura. Ato u përhapën me shpejtësi marramendëse duke qenë se pjesa më e madhe e shtëpive janë të ndërtuara me dru dhe plastikë.
Qyteti i vogël ishte streha e shume personave me te ardhura te ulëta si punëtorët te cilët tashme kane mbetur pas shtëpi .