E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: I hapur pr dialog me opozitn

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se mbetet i hapur për dialog me opozitën, me detyrimin e vetëm që ka një qeveri, për të respektuar atë që nuk është në pushtet.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha i kërkoi kryetarit socialist Edi Rama që të lexoje me kujdes mesazhet e miqve dhe institucioneve ndërkombëtare. Po ashtu Berisha theksoi se nuk ka asnjë ultimatum, pasi në takimin e Strasburgut nuk është kërkuar asgje që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykata të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua disa herë drejtpërdrejt Ramës, duke i kërkuar të përfitojë nga vullneti që po tregon qeveria dhe të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet, të marrë drejtimin e tij dhe të hartojë të gjitha amendamentet për zgjedhjet e reja, e bashkë të votohen pa kushte pasi të merret opinioni i Komisionit të Venecias.

Kryeministri vlerësoi se zgjedhjet e 28 qershorit ishin zgjedhjet më të mira, për të cilat nuk pati asnjë provë për manipulim rezultati apo manipulim gjatë procesit të numërimit. Sipas tij, ishte pikërisht ky proces zgjedhor që i hapi Shqipërisë rrugën e pandalshme në kuadër të liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›