Sannino: KE mbështet zyrën e Avokatit të Popullit

Drejtori i përgjithshëm i Zgjerimit të KE-së është takuar sot me Avokatin e Popullit Igli Totozani ku i konfirmoi këtij të fundit mbështjen e Komisionit Europian për institucionin që ai drejton.
Gjithashtu zyrtari i KE-së vlerësoi edhe zgjedhjen konsensuale të Totozanit në krye të zyrës së Avokatit të Popullit.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit është edhe një nga 12 kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian për integrimin e Shqipërisë, kriter i cili nga autoritetet shqiptare konsiderohet si i plotësuar.