E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Berisha të mos politizojë ushtrinë

"Cilido qoftë pozicioni politik i kryeministrit të Shqipërisë është e pafalshme, antiligjore dhe antikushtetuese, që të kërkojë, në një situatë krize politike, që të implikojë Forcat e Armatosura, në qëndrimet e cilësdo qeverie ekzekutive në fuqi", tha Majko.

Reagimi erdhi pasi takimit që kryeministri zhvilloi sot me drejtues të ushtrisë. Sipas Majkos, ky është një akt i paprecedentë. “Implikimi i ushtrisë sot nga kryeministri, është akt i paprecedentë. Ftoj të gjithë përfaqësuesit e të gjitha institucioneve dhe presidentin e Republikës, autoritet i cili drejton Forcat e Armatosura. Nëse sot do të kishim gjendje të pucit, siç thotë kryeministri, mendoj se Berisha nuk duhet të shkojë as në gardë, .. por do të kërkonte me urgjencë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Mendoj se gjërat duhet të orientohen me gjakftohtësi”, tha Majko.

Ai risolli në vëmendje eksperiencën e hidhur të së shkuarës, që sipas tij, lidhet pashmangshmërisht me situatën aktuale. "Mendoj se Shqipëria ka kaluar goxha eksperienca të hidhura, ku për arsye të ndryshme politike, ushtria është keqpërdorur", shtoi ai. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-25 16:49
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›