E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajçak takohet me Berishën

Pas takimit me presidentin Topi i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar mes palëve në Shqipëri, Miroslav Lajçak është takuar me kryeministrin Berisha në ambjentet e kryeministrisë.
 

Pritet që në fokus të bisedimeve të jetë situata politike e krijuar në vend pas demonstratës së dhunshme si dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.
 

Ndërkohë pritet që gjatë ditës i dërguari i BE-së Lajçak dhe delegacioni që e shoqëron të takohet edhe me kreun e opozitës Edi Rama.
 

Drejtori ekzekutiv në shërbimet e jashtme në Bashkimin Europian Miroslav Lajçak shoqërohet në vizitën e tij në Tiranë nga përfaqësuesit e shërbimit të jashtëm në BE Sabina Stadler dhe Terkel Petersen si dhe ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›