Ministri Borg Vendi i duhur per Shqiperine integrimi evropian

Kane dale ne nje konference te perbashket per shtyp menjehere pas takimit dypalesh ministri i Jashtem Edmond Haxhinato dhe Tonio Borg zv. minister dhe minister i Jashtem i Maltes.
Ne fjalen e tij Haxhinasto tha se pata kenaqesine te falenderoj Malten per kontributin ne mbeshtetje te integrimit evropian dhe liberalizimin e vizave. Gjithashtu ministri i Jashtem shqiptar theksoi se pas takimit me homologun e tij mori rikonfirmimin e mbeshtetjes se Maltes ne vazhdimin e perpjekjeve per integrimin e Shqiperise ne BE. Haxhinasto e konsideroi me rendesi faktin e nenshkrimit mes dy paleve te dy marreveshjeve te rendesishme.
Bashkepunimi me Malten do te vijoje edhe ne fushen e ekonomise turizmit edukimit etj. Sipas Haxhinastos vullneti politik mes dy shteteve do te konkretizohet me nenshkrimin e traktatit te miqesise vitin e ardhshem.
Ne fjalen e tij ministri i Jashtem i Maltes u shpreh i lumtur per viziten ne Shqiperi dhe theksoi marredheniet e mira qe dy shtetet tradicionalisht kane pasur. Ai e konsideroi gjithashtu shume te rendesishem nenshkrimin e marreveshjeve te sotme. Marredheniet tona nuk jane statike por dinamike tha Borg duke vijuar me bashkepunimet qe do te vijne ne te ardhmen mes dy shteteve tona.
Ai e cilesoi me rendesi te vecante bashkepunimin ne fushen e turizmit i cili perben nje nga shtyllat kryesore te ekonomise se Maltes. Gjithashtu ai beri te ditur se do te kete bashkepunime edhe ndermjet shkollave akademike te te dy vendeve dhe njohje te shkalleve te ndryshme te ketij niveli.
Nje vend me rendesi ne fjalen e tij Borg i kushtoi integrimit te Shqiperise ne BE. Malta ka mbeshtetur gjithmone aspiraten e integrimit evropian te vendeve te Ballkanit. Ne mendojme se vendi i duhur per Shqiperine eshte integrimi evropian. Ndaj Malta ndonese eshte vend i vogel ne do te bejme ceshte e mundur qe vendet e Ballkanit te aderojne ne BE.