E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama fton qytetarët për demonstratë paqësore

Sipas tij, demonstrata do të jetë paqësore për të përkujtuar viktimat e akteve terroriste të shtetit.

“Kush dëshiron ti kujtojë viktimat e terrorizmit qeveritar duke respektuar traditën e kësaj toke, dinjitetin e këtij populli, aspiratat europiane të kësaj lëvizjeje qytetare me rrobat e zisë shqiptare, me lulet e nderimit njerëzor, me heshtjen e dhimbjes së patregueshme është i ftuar të marrë pjesë në homazhet e 28 janarit”, tha Rama.

Sipas tij, “kush beson tek verbëria e dhunës dhe jo tek lotët e paqes, nuk ka lidhje tonë me rrugën tonë të rezistencës paqësore”. Ai shtoi se rezistenca e opozitës mund të refuzohet por nuk do të thyhet dot.

“Kush mendon se rezistenca jonë mund të thyhet me arsyen e forcës apo me mosarsyen e tërheqjes sonë pa u zgjidhur asgjë, përsëri gabohet. Kjo është një rezistencë që mund të mallkohet, kërcënohet apo refuzohet si formë e të shtruarit të problemit, po nuk mund të thyhet, sepse ajo vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i një Shqipërie të marrë peng. Kush mendon se ne duam Shqipërinë më pak sepse kërkojmë për të më shumë se kaq, padyshim gabohet. Ne e duam Shqipërinë një vend ku Europa të mos mbetet parullë për të ardhmen, po realiteti i të sotmes shqiptare, ku të ndërtohet një orë e më parë një shtet për qytetarët jo një shtet për të kapur pushtetarët”, shtoi ai.

/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-26 16:18
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›