Berisha: Ina Rama puciste, pucistët s’kanë të ardhme
TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka drejtuar sërish sot akuza ndaj kryeprokurores Ina Rama. Kreu i qeverisë e ka cilësuar vendimin e Prokurorisë për arrestimin e 6 gardistëve të dyshuar nga organi i akuzës se kanë vrarë dhe plagosur demonstrues në demonstratën e 21 Janarit, si grusht pucist ndaj institucioneve. “Pucistët nuk kanë të ardhme”, tha Berisha sot në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive.
Por, sipas tij, Prokurorja e Përgjithshme, e cila ka kërkuar hetimin dhe arrestimin e gjithë zinxhirit drejtues të gardës së Republikës, që qëndroi në mbrojtje të institucioneve, "ka urdhëruar sot ndjekjen në gjendje të lirë të njërit prej kryeterroristëve dhe banditëve, të personit që është filmuar dhe fotografuar nga media shqiptare dhe e huaj me revolver në brez tek dera e kryeministrisë".
Kryeministri theksoi se "ky është skenari B që po ndjek opozita, pas dështimit të skenarit A, që parashikonte marrjen e pushtetit me dhunë".
"Në video të ndryshme shfaqen pamje që duhet të dëshmojnë se protestuesi është vrarë nga protestuesit. Nuk them asgjë. E vetmja gjë që them është që të hetohet, të jenë ekspertët e balistikës, ekspertët e paanshëm, njerëzit e zotë dhe të ndershëm që të thonë fjalën e tyre", tha Berisha.
Berisha akuzoi edhe njëherë drejtpërdrejtë Edi Ramën, si "organizuesin e grushtit të shtetit dhe si personin që urdhëroi goditjen e forcave të rendit dhe të gardës së Republikës, me qëllimin e vetëm, të marrë karrigen e kryeministrit”.
Sa i përket Komisionit Hetimor që parlamenti miratoi dje vetëm me votat e mazhorancës për hetimin e ngjareve të 21 Janarit. Berisha tha se do të jenë pikërisht ekpertët që do të kryejnë një hetim të besueshëm rreth ngjarjeve në demonstratë.
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot, se "është i domosdoshëm një hetim i ndershëm dhe i paanshëm i demonstratave para kryeministrisë", ndërsa theksoi se i ka kërkuar vendeve mike të ndihmojnë me ekspertë për hetimin e plotë të të gjitha rrethanave.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Ina Rama puciste, pucistët s’kanë të ardhme