Berisha: Policia ndali një grusht shteti.Dalloi qytetarin nga krimineli
TIRANE-Kryeministri Berisha ka përgëzuar forcat e Policisë së Shtetti dhe ato të Gardës së Republikës për ndërhyrjen më 21 Janar në demonstratën para selisë së qeverisë.
Gjatë një takimi sot në mesditë me drejtues së Policisë së Shtetit, Berisha vlerësoi se “Më 21 janar, forcat e policisë, në mënyrën më të pamerituar, u përballën me një sulm barbar të rreth 200-300 personave të paguar dhe të droguar, që synonin të realizonin një skenar puçi, skenar që dështoi në mënyrën më të turpshme".
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se "cdo lloj proteste paqesore e organizuar në Shqiperi, ka patur mbrojtjen e Gardes se Republikes".
Sipas Berishës
“Mbrojtët cdo qytetar shqiptar, dalluat qytetarin nga krimineli, kryeministrinë e mbrojtët si heronj ndërsa Rama komandonte falangat e krimit”, theksoi Berisha gjatë takimit me policine.
Më tej Berisha dhe njëherë theksoi se demonstrate e 21 Janarit ishte një grusht shteti, dhe se populli nuk iu përgjgj pasi nuk donte të dilte mbi Kushtetutën.
(d.b/BalkanWeb)