Fier, dhunohet dhe grabitet kambisti në banesën e tij
FIER- Një kambist nga qyteti i Fierit u bë në mesnatën e kaluar pre e grabitjes dhe dhunimit fizik, kur pasi u godit 2 herë me thikë, më pas u lidh bashkë me bashkëshorten e tij në dhomën e gjumit nga grabitësit, të cilët vodhën një sasi lekësh.
Kambisti Sokol Troka u soll në spital nga komshijtë e tij, të cilët u lajmëruan nga bashkëshortja e Trokës pasi mundi të zgjidhej vetë.
Troka sqaron rrethanat e ngjarjes dramatike kur rreth orës 02.00 ndërsa ishte në gjumë, ndjeu të hapej dera e dhomës dhe si nëpër ëndërr, pa një hije të madh, që e qëlloi, duke i kërkuar lekët. "Rashë në krevat dhe e qëllova edhe unë, por kur po ngrihesha, prapa shpine një tjetër më gjuajti me thikë ", tha ai.
Sokol Troka që ushtron aktivitetin e kambistit që nga viti 2000 në Fier, shton se hajdutët hynë me litar nga soleta e pallatit 10-katësh dhe zbritën në katin e 9-të ku ai jetonte.
Kirurgu Bert Metaj tha se ndonëse pacienti Troka është qëlluar rreth 2 herë me thikë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(d.b/BalkanWeb)