Berisha: Ina Rama t’u shpjegojë shqiptarëve gënjeshtrat

Gjatë një takimi me familjarët të efektivëve të policisë së shtetit dhe të Gardës së Republikës, kryeministrit, kërkoi nga zonja Rama që t’u sqarojë shqiptarëve se përse ka deklaruar që nuk është padi kundër institucioneve.
“Duhet të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme. Thuaju shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet ta thuash, këtë ta kërkojnë të gjithë këta burra e gra, ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë që panë se djemtë e tyre për 5 orë rresht u sulmuan në mënyrën më barbare jo tek pragu i shtëpisë së tyre, as edhe te shtëpia e gjyshërve të tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrojtje të institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv i vendit, Këshillit të Ministrave”, tha ndër të tjerash kreu i qeverisë.
Berisha iu drejtuar kryeprokurores: “Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë e më mik të shqiptarëve në botë. Harrove se përfaqësuesi i vendit mik, me të cilin po flisje, kishte qenë edhe tek unë dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat e ti veprove në këtë mënyrë. Unë të kërkoj t’u thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të mashtrosh publikun, të bësh një mashtrim kaq të rëndë. Unë mbaj këtë qëndrim, sepse secili prej jush, sepse çdo shqiptar, i ri dhe e re e këtij vendi do të dijë gjithçka luhet e zhvillohet, çdo tentativë që bëhet për të cenuar lirinë e tij. Këtë nuk do mund ta bëjnë kurrë. Këtë ne e kemi faktuar. Por ne jemi vend demokratik dhe bëjmë transparencën”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-27 15:21