E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe “Shqiptari” në Berlinale

Në përfundim, një juri e përbërë në shumicën e saj nga publiku, jep edhe një çmim për këtë seksion. Dy histori të tjera shqiptare, “Amnistia” me regji të Bujar Alimanit dhe “Falja e Gjakut” i regjisorit amerikan Joshua Marston, do të jenë pjesë e Berlinales.

Filmi “Shqiptari” trajton historinë e një emigranti shqiptar, interpretuar nga Nik Xhelilaj, i cili për të fituar dashurinë detyrohet të emigrojë në Gjermani, të bëhet pjesë e një trafiku emigrantësh, të vuajë peripeci të shumta para se të kthehet në Shqipëri.

Ndërkohë, filmi “Shqiptari” ka marrë çmimin e parë në “Max Ophüls Festival”. Në edicionin e 32-të të këtij festivali, që njihet për zbulimin e talenteve të reja të kinemasë gjermane, “Shqiptari” është vlerësuar si Filmi më i Mirë.

                                                                                             2011-01-27 09:39
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›