E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon jashtë rruge autobusi i Tiranë-Athinë

Shkak është bërë një parakalim i gabuar, por fatmirësisht aksidenti u mbyll pa të lënduar rëndë në radhët e pasagjerëve.

Pas ngjarjes udhëtarët që ishin nisur në drejtim të kryeqytetit helen kanë marrë një tjetër autobus nga e njëjta kompani. Ekspertët e policisë shkuan në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Paraprakisht thuhet se shkak i daljes jashtë rruge të autobusit ishte parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ndaj drejtuesit të mjetit është vendosur masë administrative me gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 15:46
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›