Berisha Infrastruktura moderne afron edhe me shume Shqiperine me BE-ne
Kryeministri Sali Berisha inspektoi diten e djeshme ecurine e punimeve ne rrugen Librazhd -Fushe Studen me gjatesi 41 kilometra dhe investim me vlere 2.8 miliarde leke. Kryeministri Berisha ne fjalen e tij u shpreh se nje nder objektivat kryesore te qeverise se tij eshte integrimi i vendit ne Bashkimin Evropian. Kreu i qeverise gjithashtu theksoi se sot Shqiperia eshte shume prane objektivave te saj duke shtuar edhe se Shqiperia eshte 20 here me afer objektivave te saj ne krahasim me 20 vjet me pare. Rrugen prape nuk e kemi te lehte por e kemi njezet here me te lehte se ate qe kishim njezet vjet me pare. Sot ne jemi nje vend anetar i NATO-s. Sot ju qytetaret e Stebleves dhe te mbare Shqiperise levizni te lire ne mbare Evropen. Ndaj ju ftoj te ecim ne se bashku me besim te madh se endrrat tona do ti shnderrojme ne realitet - tha kreu i qeverise. Gjithashtu Kryeministri Berisha u shpreh se se shpejti do te nise edhe ndertimi i segmentit Ostren - Ura e Cerenecit me gjatesi 17 kilometra i cili permbyll unazen verilindore qe nis ne Valbone e perfundon ne Librazhd. Perspektiva e dyte e madhe per ju dhe mbare Shqiperine eshte turizmi malor. Asnje nga ne qe jemi ketu nuk mund te imagjinonte ne vitin 2004 apo 2005 se ne nje hark kohor pese vjecar numri i turisteve ne kete vend do te rritej nga 300 mije ne 3.5 milione - tha Berisha. Gjate inspektimit te rruges ne zonen e njohur si Shkembi i Lunikut Kryeministri Berisha u ftua te shtype butonin e detonimit per hapjen e terrenit nga nje masiv shkembor per te mundesuar avancimin e rruges. Duke pergezuar ekipin e inxhiniereve dhe punetoreve per perkushtimin dhe punen e madhe qe po bejne Kryeministri tha se kjo trajektore shkurton nga 71 kilometra ne 58 kilometra distancen.