Berisha: Infrastrukturë moderne në zonat turistike
"Qeveria ka mobilizuar të gjitha potencialet që me shpejtësi të ndërtojë një infrastrukturë moderne, duke i dhënë përparësi ultësirës bregdetare, në zonën turistike nga Velipoja në Ksamil", tha dje Berisha, gjatë vizitës në fshatin Pilur, në Himarë.
Atje, kreu i qeverisë përuroi përfundimin e lotit të parë, prej 4 kilometrash të rrugës që lidh fshatin Pilur me bregdetin. Rruga e re është investim i buxhetit të shtetit prej rreth 45 milion lekë dhe u mundëson banorëve të Pilurit të dalin më lehtë dhe më shpejt në bregdet. Në fjalën e tij para banorëve të zonës, Kreu i Qeverisë theksoi se "këto 5 vite, vetëm në territorin e bashkisë së Himarës janë investuar 8 miliard lekë, janë ndërtuar 40 kilometra rrugë të fshatrave dhe 22 kilometra të rrugës Palasë-Borsh".
"Me infrastrukturën që ndërtojmë, në qoftë se në 5 vite arritëm në 3 milion turistë, në vitet që vijnë, Shqipërinë do ta vizitojnë jo më pak se 7 milion turistë nga mbarë bota", tha Kryeministri Berisha. Duke siguruar se qeveria do të investojë në këtë fshat për rindërtimin e plotë të infrastrukturës, Kryeministri Berisha tha se "sapo të përfundojë projekti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ndërtojë edhe pjesën tjetër të rrugës deri në bregdet.
"Qendra e Pilurit, njëlloj si qendrat e fshatrave të tjera të bregut, Dhërmiut, Vunoi, Jalit e të tjerave, do të rindërtohet dhe do të jetë një nga qendrat më të bukura. Kisha e Shën Kollit do të rindërtohet tërësisht. Ndaj jam këtu për t’u dhënë fjalën se do të investojmë në të gjithë infrastrukturën e këtij fshati mahnitës", vijoi ai. Gjatë fjalës të tij, kreu i qeverisë duke u fokusuar tek turizmi, tha se ky sektor është ndër më të rëndësishmit për ekonominë e familjeve shqiptare.
"Shqipëria këtë vit ka pritur në tërësi turistë nga mbarë bota, më shumë se kurrë në historinë e vet. Vitin e kaluar Shqipëria u vizitua nga 3 milion turistë. Këtë vit, numri i qytetarëve me shtetësi jo shqiptare që vizitojë Shqipërinë është rritur me 26 për qind dhe këto të dhëna janë deri në fund të muajit korrik", tha më tej Berisha.