E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Al Kaeda vazhdon të jetë rreziku kryesor

Në raportin për terrorizmin të Departamentit amerikan të shtetit për vitin 2009, thuhet se organizata terroriste Al Kaeda vazhdon të financojë talibanët që luftojnë në Afganistan kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

Autoritetet amerikane shprehen të shqetësuara për ndikimin në rritje të Al Kaedës në Afrikë, ndikim i cili shtrihet prej veriperëndimit të kontinentit deri në Somalinë e paqëndrueshme.

Në raport theksohet gjithashtu se nxitësi më i madh i terrorizmit ndërkombëtar, është Irani, i cili fajësohet për ndihmesën e milicëve shiitë në Liban dhe të radikalëve palestinezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›