E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja shpreson bashkëpunim me Izraelin në hetime

Presidenti i Këshillit me qendër në Gjenevë, Ambasadori i Tajlandës, Sihasak Phuangketkeow u shpreh se kontributi konstruktiv që mund t'u japin atyre autoritetet izraelite, do të jetë në interes të vetë Izraelit.

Bëhet e ditur se hetimi i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut do të fokusohet në çështjet që kanë të bëjnë direkt me të drejtat e njeriut, ndërsa hetimi i Sekretarisë së Përgjithshme të OKB-së do të përfshijë një fushë më të gjerë.

Me 31 maj të këtij viti, komando izraelitë sulmuan anijen me ndihma për Gazan në ujëra ndërkombëtare duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave.

Gjatë mëngjesit të sotëm është njoftuar se anijet e bllokuara që prej 31 majit u nisën mbrapsht për në Turqi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›