Lufta italo-greke, historiani Puto sjell fakte të reja
Zhvillimi i Luftës Italo-greke dhe pasojat që ajo la në Shqipëri, vijnë të shtjelluara dhe të pasuruara me fakte dhe dokumente të reja nga historian Arben Puto. Monografia "Lufta italo-greke, diktatorët dhe kuislingët", sjell në brëndësi të saj edhe rolin që pati minoriteti grek në Shqipëri. Kjo luftë solli dhe vendosjen e ligjit të luftës i cili ekziston edhe sot e kësaj dite.
Anastas Angjeli, rektori i Univeristetit Mesdhetar Shqiptar, e cilësoi librin e Putos si një vepër që sjell të vërteta të pathëna më parë.
E ndërsa historian dhe politikani Paskal Milo, u shpreh se historia nuk duhet të ndikohet nga politika siç ka ndodhur 20 viteve të fundit në Shqipëri.
Lufta italo greke nisi në tetor të vitit 1940, dhe ajo u zhvillua në jugun e Shqipërisë. Promovimi i librit "Lufta italo-greke, diktatorët dhe kuislingët", u zhvillua në ambjentet e Universitetit Mesdhetar Shqiptar.