Berisha: Intelektualët e pushkatuar apel për të mos u harruar
Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar për të përkujtuar 22 intelektualët e pushkatuar në regjimin komunist.
Duke e cilësuar një nga ngjarjet më të shëmtuar të historisë sonë, kryeministri Berisha theksoi se këta intelektualë kanë vetëm një apel atë të mos harrohen.
"Ky apel s`ka të bëjë aspak me ta por mbi të gjitha ka të bëjë me ne po më shumë se këdo tjetër me të rinjtë e këtij vendi. Ky apel ka për qëllim që kjo hsitrori të mos përsëritet më dhe të memorizohet dhe të mbetet si plagë në historinë e vendit” theksoi Berisha.