Rusi, Putin, president për të tretën herë

Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, korri me sa duket një fitore vendimtare në zgjedhjet e djeshme presidenciale, duke u kthyer kështu në postin që mbajti nga viti 2000 deri në 2008.
Në paraqitjen e tij mbrëmë para mijëra përkrahësve të tij jashtë Kremlinit, me lot në sy, zoti Putin falenderoi përkrahësit për ndihmën që i dhanë “duke parandaluar që vendi të binte në duart e armiqve që po përpiqen të marrin pushtetin”. Ai tha se kishte fituar një “betejë të hapur dhe të ndershme”.
Udhëheqësit e opozitës thanë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe se do të mbajnë protesta masive sot në Moskë dhe në qytetet e tjera të mëdha të vendit. Por zoti Putin mbajti një qendrim prej triumfatori, duke u thënë të pranishëmve: “Unë premtova se do të fitonim dhe ne fituam. Lavdi Rusisë”.
Anketat pas zgjdhjeve tregojnë se zoti Putin do të ketë fituar rreth 59 përqind të votave, më shumë se sa duhen për të shmangur ballotazhin. Pas tij vjen kryetari i partisë komuniste, Gennady Zyuganov, me 17 përqind, ndërsa nacionalisti Vladimir Zhirinovsky, miliarderi Mikhail Prokhorov and ish aleati i zotit Putin, Sergei Mironov, secili nën 10 përqind. Rezultat e plota pritet të shpallen sot.