E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Interesi i investitoreve amerikane deshmi per potenciale

New York 19 shtator 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Kreu i Qeverise shqiptare Sali Berisha i pranishem ne New York ka pershendetur Forumin e pare te Investimeve SHBA-Shqiperi.
Burime zyrtare nga Kryeministria bejne me dije per agjencine e lajmeve NOA se ne diten e pare te vizites ne New York Kryeministri Berisha mori pjese ne Forumin e Pare te Investimeve SHBA-Shqiperi me pjesemarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipermarrjeve amerikane.
Ne fjalen e tij me kete rast Kryeministri Berisha beri nje prezantim shumeplanesh te zhvillimit ekonomik te vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskale reformave ekonomike fiskale dhe dixhitalizimit te procedurave administrative te ndermarra nga qeveria shqiptare ne funksion te berjes se vendit sa me terheqes per investimet e huaja e deshmuar nga niveli i larte i rritjes se investimeve te huaja ne vend si dhe te potencialeve zhvillimore te vendit ne te gjitha fushat ne pasurite e saj te medha natyrore ne infrastrukture ne energjetike ne fushen e turizmit etj.
Ne vijim Kryeministri ftoi sipermarresit amerikane te investojne ne Shqiperi duke i garantuar ata se do te jene te mirepritur do te gjejne nje mjedis shume miqesor per investimet dhe projektet e tyre do te jene nje histori suksesi. Ndersa i pyetur nga mediat per interesin e rreth 100 kompanive amerikane per investime ne vendin tone Kreu i Qeverise u shpreh se Se pari deshiroj ti falenderoj shume perzemersisht per pranine e tyre sot ketu. Natyrisht prania e tyre eshte deshmi e interesit per potencialet e medha qe ofron sot Shqiperia per investitoret amerikane dhe investitoret e te gjitha vendeve. Prania e tyre ketu eshte nje deshmi e vullnetit qe ata kane per te shqyrtuar te gjitha keto mundesi per te marre informacionin me te madh te mundshem dhe per te ndjekur shembullin e atyre investitoreve te cilet bene qe Shqiperia ne vitin 2010 te kete investime direkte te huaja rreth 3 here me shume se ne vitin 2006 qe Shqiperia ne vitin 2010 te jete i vetmi vend ne Europen Juglindore me rritje te investimeve te huaja
Ndersa lidhur me faktin se ku mund te perqendrohet investimi amerikan ne Shqiperi Berisha theksoi se Shqiperia ka fushat e veta te medha sic jane energjia turizmi minierat arsimi por sugjerimi im eshte aty ku ata gjejne perfitimin me te madh.
E ndersa ky eshte forumi i pare i ketij lloji qe mbahet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ai u prit me interes te madh nga perfaqesuesit e kompanive dhe grupeve financiare amerikane qe e ndoqen ate ku nje pjese e tyre kane projekte konkrete qe pritet ti prezantojne ne Shqiperi.
Sakaq sesioni i pare i Forumit u pershendet edhe nga kongresmeni Eliot Engel Presidenti i Fondit Amerikan te Zhvillimit Michael Granoff Ambasadori Fank Wisner dhe nga Tony Podesta President i Podesta Group.
Ndersa nga pala shqiptare krahas Kryeministrit Berisha te pranishem ne Forum ishin edhe Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ministri i Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Aldo Bumci dhe ambasadore.
Mesohet se sesioni i pare i ketij forumi u hap nga Eneida Guria Drejtore e Agjencise per Investimet dhe Zhvillimin AIDA dhe gjate tij u shfaq edhe nje video promovuese te Shqiperise natyres dhe potencialeve te saj.
a.y/NOA

Ne foto Kryeministri i vendit Sali Berisha

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›