Rregullat për biznesin, tashmë do të publikohen në internet

Të gjitha ligjet, rregullat apo aktet nënligjore që do të miratohen për biznesin në Shqipëri, do të të jenë të publikuara tashmë në internet dhe gjithkush mund të ketë akses. I pranishëm në promovimin e këtij portali, ministri i Inaovacionit Genc Pollo, deklaroi se tashmë po punohet edhe për projekte të tjera, që do t`i vijnë në ndihmë biznesit.
Zv/ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Eno Bozdo deklaroi se çdo biznes tashmë do të ketë mundësi që të japë sugjerimet e veta për çdo ligj. Në këtë portal çdo ministri e linjës apo institucion, që ka lidhje me biznesin është e detyruar që të publikojë të gjitha risitë.