E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimi per TVSH PD Varianti i opozites eshte pa baze

Propozimi i ardhur nga Partia Socialiste për të ndryshuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar ushqimet bazë cilësohet si një mendim i pabazë dhe që nuk sjell efektet e deklaruara. Një prej njohësve të sistemit fiskal në Shqipëri dhe rajon thotë se këto nisma janë politike dhe jo ekonomike.

"Mendoj që më shumë se një propozim ekonomik është një propozim politike. Studimet me eksperiencat në vendet e tjera tregojnë që norma e TVSH nuk ka një ndikim të drejt për drejtë, sidomos kur ajo ulet tek niveli i cmimeve. Kjo, pastaj shtuar faktin që edhe ne në Shqipëri kemi patur një vecori akoma më specifike, ku nuk kemi parë asnjëherë ulje të nivelit të cmimeve dhe pse kemi pasur ulje taksash", tha Sybi Hida, deputet i PD-së.

Për Albanian Screen, deputeti i Partisë Demokratike thotë se do të ishte me mirë që Partia Socialiste të bëhej pjesë e reformave më të plota që lehtësojnë shtresat në nevojë.

"Ajo që do ishte pozitive në fakt për të ardhur në ndihmë propozimeve të PS do të ishte që fakti që ne para disa kohësh kemi miratuar në Parlament, në atë kohë opozita nuk ishte në Parlament, ligji për ndihmën ekonomike, e cila kërkon një angazhim të plotë të pushtetit vendor në mënyrë që ato para të shkojnë atje ku i takojnë. Nuk është e përfitueshme përshkallëzimi i TVSH-së për rritjen ekonomike por një paketë e plotë e cila kërkon mbështetjen e atyre shtresave që ndikohen si nga niveli i cmimit ashtu dhe nga niveli i të ardhurave", vijoi Hida.

Nga selia e Partisë Socialiste, së pari deputetja Mimi Kodheli dhe më pas kryesocialisti Edi Rama thanë se gjatë kësaj jave do të paraqitet në Parlament nisma për heqjen e TVSH-së mbi produktet e përditëshme ushqimore bazë, si edhe përgjysmimi i saj për produktet e tjera. Sipas kësaj nisme, synohet ulja e cmimit për bukën, qumështin, vezët por edhe për ilaçet.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›