Berisha: Investime n turizm

“Edhe njëherë ju garantoj se ne do të vazhdojmë ndërtimin e rrugëve, të ujësjellësve, kanalizimeve, do të vazhdojmë të mbështesim fermerët shqiptarë në Fushëkuqe dhe kudo. Do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe rindërtojmë shkollat për fëmijët tanë, qendra shëndetësore dhe spitale. Do të vazhdojmë të ndërtojmë tullë pas tulle me lumenj djerse Shqipërinë europiane”, tha kryeministri.
Kryeministri duke ju drejtuar shqiptareve përtej bindjeve politike nuk la pa renditur sukseset që ka arritur qeveria aktuale, e cila po realizon sipas tij çdo premtim të bërë përballe tyre.
Në fjalen e tij kreu i qeverisë nuk ka thumbuar edhe kryesocialistin Rama. Sipas zotit Berisha opozita flet për krizë ekonomike, ndërsa qeveria shqiptare, kur kjo krizë kulmonte në vitin e shkuar në të gjithë botën inaguronte rrugen e kombit e kështu me radhë edhe këtë vit investime të panumurta.