E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:Do asfaltojmë të gjitha rrugët e bregdetit

"Qeveria do të investojë për asfaltimin e të gjitha rrugëve që zbresin në bregdet". Kjo është deklarata që ka bërë sot Kryeminsitri Berisha gjatë inaugurimit të rrugës që lidh zonën e Plazhit të Patokut me Laçin.

Kreu i qeverisë ka theksuar se institucionet shqiptare dhe vullneti i mazhorancës janë të angazhuara në përmbushjen e premtimeve.

Nga ana tjetër Berisha është ndalur dhe në situatën ekonomike duke u shprehur se investimet që po kryhen janë shembulli i një situata të mirë ekonomike.
Berisha ka folur dhe për situatën politike duke akuzuar kryetarin e PS-së se nuk pranon njohjen dhe zbatimin e ligjit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›