E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Korçë: Nuk zmbrapsemi nga transparenca

Korça ka qenë ndalesa e radhës e turit "hap kutitë, liro, vizat, çliro ekonominë' që kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka nisur ditët e fundit.
Shoqëruar nga deputetët e zonës, lideri i opozitës përsëriti se beteja e nisur për transparencën e zgjedhjeve nuk ka përfunduar se dhe do të vazhdojë deri në fund me vendosmëri. Ai tha se momentalisht Partia Socialiste po i jep një shans zgjidhjes së krizës duke pritur që mazhoranca të ofrojë kompromisin dhe dialogun e premtuar.

"Beteja vazhdon. Ne jemi në këtë përpjekje e plotë që të mos zmbrapsemi asnjë milimetër, përkundrazi ta çojmë këtë përpjekje përpara. Tashmë gjendemi në një stacion ku jemi ndalur me dëshirën që t'i japim mundësi zgjidhje krizës" theksoi Rama.

Gjatë takimit në Korçë, Rama u ndal edhe në krizën e ekonomike që sipas tij ka përfshirë vendin dhe që po ndjehet çdo ditë në zhepat e qytetarëve dhe në humbjen e vendeve të punës.

Kryetari i Partisë Socialiste falënderoi gjatë takimit edhe simpatizantët korçarë që ishin pjesë e grevës së urisë apo e protestave të përditshme në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›