Mëhilli: Bllokmenët e PS-së, në krizë të pashërueshme morale

"Edvin 2K dhe çeta e bllokmenve të rinj njëlloj si etërit e tyre barbare, krizën e moralit prej bllokmenësh duan me çdo kusht dhe besojnë si sharlatan se do mund ta shëndrojnë në krizë të cdo qytetari shqiptarë. Kështu sot sërish ju ranë sirenave të krizës dhe zisë ekonomike. Këta shokë mjeranë nuk kuptojnë se në krizë të thellë dhe te pashpresë madje, janë ata dhe jo biznesi shqiptar që në katër muajt e parë të këtij viti regjistroi 7500 biznese të reja kundrejt 5300 që u regjistruan katër muajt e parë të vitit 2009". Kështu është shprehur zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli në një konferencë për shtyp duke iu përgjigjur deklaratave të nënsektretarit për programin në PS-së Ervin Bushati.
Në krizë të thellë dhe të pashërueshme, vijoi ajo, jeni ju shokë bllokmenë dhe jo ekonomia e tregut të lirë që ju urreni. "Kjo ekonomi rregjistron në 5 muajt e parë të këtij viti një rritje të eksporteve "Made in Albania" nga 11 miliardë lekë që ishin në 5 muajt e parë në vitin 2009 në 30 miliardë lekë, pra shënon këtë vit rritjen më të madhe të eksportit në tërë historinë e vendit dhe rritjen më të madhe në Europë. Në krizë të rëndë psiqike dhe morale jeni ju Edvin 2k dhe ceta jote bllokemenve të rinjë dhe jo bankat dhe krediti shqiptar që kanë një rritje prej 14% të depozitave, që kanë rritur kredinë këto muaj me 8% dhe që janë më mirë se asnjë herë me pare", u shpreh Mëhilli.