Berisha: Investimet në zonat malore pa taksa

Duke prezantuar vendimin për miratimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, Kryeministri tha se strategjia duhet të synojë së pari, ndërtimin e infrastrukturës nga Çajupi në Vermosh. Sikundër konsideroi si një masë të domosdoshme miratimin së shpejti, në kuadrin e Komitetit Ndërministror për Turizmin, të paketës që i përjashton nga çdo lloj takse, për 7-8 vjet, në zonat malore, ku nuk ka investime.
“Zhvillimi i Shqipërisë është një proces i vështirë, i ndërlikuar e kompleks. Ky vend ka potenciale shumë të mëdha, por edhe probleme të mëdha. Të mos harrojmë se vetëm 22 për qind e këtij vendi është ultësirë bregdetare e fushë. I tërë është zonë kodrinore dhe malore. Kodrat e malet e bëjnë Shqipërinë një vend me lartësi dy herë më të madhe, se mesatarja e Evropës, një vend me lartësi me lartësi rreth 708 metër dhe kjo, jo se Shqipëria ka majat më të larta, por i ka të panumërta”, theksoi Berisha.
Një tjetër aspekt të rëndësishëm, Kryeministri vlerësoi zhvillimin e sistemit të mikrokreditit që do t’i adresohet kryesisht zonave më të varfra dhe grave, për të zhvillimin e të cilit qeveria shqiptare do të bashkëpunojë me nobelistin në këtë fushë, Muhammad Yunus. Veçanërisht ndihmues ky sistem do të jetë për projektin kombëtar të ullirit dhe arrorëve, i cili, tha Kryeministri, përputhet plotësisht me konceptet e mikrokreditit. /S.Lleshi/Start/
2011-06-01 14:21