E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, rritet numri i të infektuarve me “E. Coli”

Rreth 470 pacientë – kryesisht në Gjermaninë Veriore – kanë simptoma më të rënda dhe potencialisht fatale.
Deri më tani “E. Coli” ka vrarë të paktën 16 persona – 15 në Gjermani dhe një në Suedi.

Lajmi se kastravecët spanjollë ishin të parrezikshëm erdhi shumë vonë pasi fermerët u detyruan të shkatërronin tonelata të tëra perimesh të freskëta në jug të Spanjës.

Blerësit në Gjermaninë Veriore kanë bojkotuar tashmë perimet e rritura në vend, bën me dije gazeta gjermane “Die Welt”.

Edhe Instituti gjerman Robert Koh ka këshilluar popullin për të mos ngrënë perime të papërpunuar, veçanërisht në Gjermaninë Veriore.

Ndërkohë, qeveria spanjolle ka kërkuar kompensim për fermerët e dëmtuar spanjollë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-01 15:28
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›