E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, hap fushatën për dhurimin vullnetar të gjakut

Duke iu bashkuar fushatës që po organizohet nga Kryqi i Kuq Shqiptar në prag të ditës botërore të Gjakut në 14  qershor këta punonjës duke qenë edhe më afër sistemit shëndetësor dhe pacientëve në nevojë i janë bashkuar kësaj fushate.

Drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku pas dhurimit  të gjakut ka pohuar se kjo ishte një nga nismat e para për të ndihmuar fëmijët talasemikë. “Shpesh herë mjekët kërkojnë gjak për fëmijët talasemikë, apo pacientët në nevojë. Duke qenë se ne jemi në krye të këtij institucioni jemi bashkuar fushatës. Por, unë premtoj që të tilla nisma do të ketë edhe në muajt në vazhdim dhe jo vetëm me administratën por me të gjithë punonjësit” ka pohuar Ivziku.

Sipas tij, nisma të tilla do të ketë edhe në muajt në vazhdim Ndërkohë që përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar kanë apeluar që të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë fushatë pasi vendi ynë ka një nivel dhe kulturë të ulët të dhurimit vullnetar të gjakut.  /Start/

                                                                                             2011-06-01 15:39
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›