E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria po tradheton hapur interesat e shqipateve


Regjistrimi i popullsise me vetedeklarim te kombesise e te besimit fetar eshte bere nen presionin e forte te qeverise greke e te qarqeve ekstremiste nacionaliste greke te cilet sot jane njerezit qe lusin Zotin dite e nate qe bamiresi Berisha te mbetet edhe ca kohe ne pushtet sa ta mbaroje edhe kete punen e regjistrimit



Xhufi Berisha po ia shet Shqiperine
grekeve per te mbajtur pushtetin


Historiani Pellumb Xhufi ka akuzuar dje kryeministrin Berisha dhe qarqet nacionaliste greke se po perdorin regjistrimin e popullsise per te kristalizuar idene e vjeter te Vorio-Epirit. Ne vitin 2002 Berisha ishte i verbuar nga uria per te ardhur ne pushtet dhe ishte gati te nenshkruante cdo karte qe i vinte perpara edhe vagabondi me i fundit. Sot z. Berisha ka shume e shume arsye per te mos u larguar nga pushteti ndaj eshte gati qe jo vetem te zbatoje fjalet e dhena si dikur Zogu ne Hotel Kursalin e Beogradit por edhe te beje dhurata te tjera sic ishte Marreveshja futja-ngjeshja e detit me Greqine - thote Xhufi ne nje interviste per Shekulli-n. Sipas tij shume shpejt do te dale ne drite qellimi i vertete i ketij procesi qe po zhvillohet nen presionin e hapur e arrogant te qeverise e te qarqeve antishqiptare jashte e brenda Shqiperise e qeverise shqiptare.

Ndryshimi i kombesise nga shqiptare ne greke dhe regjistrimi qe do te vije me pas jane kthyer ne temat me te nxehta te aktualitetit ne vend. Si e shikoni kete fenomen
shte e vertete qe ceshtja e regjistrimit te popullsise e banesave pas ndonje muaji eshte bere nje ceshtje e ndjeshme. Por me lejoni te precizoj eshte bere nje ceshtje e ndjeshme per opinionin e gjere jo per politiken shqiptare. Jo pasi politika eshte pikerisht ajo qe e ka krijuar kete problem te madh e me pasoja te renda per integritetin sovranitetin e paqen sociale ne vend me pasoja akoma me te renda nga ato qe do te kishte pasur famekeqja Marreveshje per percaktimin e kufirit detar me Greqine qe sic dihet u gatua nga z. Berisha por u hodh poshte nga populli shqiptar dhe nga nje institucion me integritet i shtetit shqiptar nga Gjykata Kushtetuese. Tashme nuk ka shqiptar apo nderkombetar qe mos ta dije qe regjistrimi i popullsise me vete deklarim te kombesise e te besimit fetar eshte bere nen presionin e forte te qeverise greke e te qarqeve ekstremiste nacionaliste greke. Jo rastesisht ne kete faze te ndezur te debatit per regjistrimin ne fjale u fanepsen njeheresh konsulli Ikonomou dhe Ministria e tij e Jashtme ne Athine antishqiptari greko-amerikan Nikolla Gaxojani dhe zedhenesit e tyre besnike Dule-Tavot e infiltruar ne politiken shqiptare. Te gjithe keta po ulerijne gjithe panik se regjistrimi duhet te behet me vete deklarim te kombesise e te besimit bash ashtu si na e ka premtuar z. Berisha.


Kete gje po e thone sot shkoqur sa Vangjel Dulja aq edhe Nikolla Gaxojanis te cilet sot jane njerezit qe lusin Zotin dite e nate qe bamiresi Berisha te mbetet edhe ca kohe ne pushtet sa ta mbaroje edhe kete punen e regjistrimit. Ne fakt jo larg por ne tetor 2009 ishte vete z. Berisha qe i provokuar nga Vangjel Dulja i PBDNJ deklaroi ne Parlamentin shqiptar se regjistrimin me vete deklarim te kombesise ai do ta bente ashtu sic kishte dhene fjalen pavaresisht se partneret tane nderkombetare na kane keshilluar mos ta bejme te tille. Pra ky regjistrim ne kete forme eshte sic do ta karakterizonte aq sakte z. Kreshnik Spahiu produkti i nje pazari politik. Ne vitin 2002 z. Berisha ishte i verbuar nga uria per te ardhur ne pushtet dhe ishte gati te nenshkruante cdo karte qe i vinte perpara edhe vagabondi me i fundit. Sot z. Berisha ka shume e shume arsye per te mos u larguar nga pushteti ndaj eshte gati qe jo vetem te zbatoje fjalet e dhena si dikur Zogu ne Hotel Kursalin e Beogradit por edhe te beje dhurata te tjera sic ishte Marreveshja futja-ngjeshja e detit me Greqine.


Se cili eshte qellimi i regjistrimit te popullsise me vetedeklarim te kombesise e te besimit qe po behet nen presionin e hapur e arrogant te qeverise e te qarqeve antishqiptare jashte e brenda Shqiperise e qeverise shqiptare kete e shpalli hapur konsulli zullumqar grek i Korces qellimi eshte qe te gjithe ortodoksit e Shqiperise jo vetem minoritaret greke por edhe shqiptare e vllehte ortodokse mundesisht edhe myslimanet vullnetmire te vete deklarohen si greke dhe keshtu te na dale me letra edhe krijesa fantazmagorike e Venizellosit i ashtuquajturi Vorio-Epir. Me sa duket Greqia nxiton ta realizoje kete regjistrim. Ka 20 vjet qe financon qe shperndan pensione e viza qe jep karta e benefice dhe tani kerkon te kore frytet te regjistroje si greke gjithe kete mase viktimash te varferise ekonomike e morale.



Ne kontekstin e kesaj qe thoni ju sa i mbron shteti shqiptar interesat e vendit dhe te qytetareve te tij
Problemi eshte se per cshtet behet fjale. Qeveria si strukture baze e shtetit i ka tradhtuar hapur interesat e Shqiperise e te shqiptareve. Ne fund te fundit une nuk njoh asnje rast nga historia boterore ku nje qeveri e korruptuar te mbroje interesat kombetare. I shet xhaba sic ka bere ketu tek ne Esad Pashe Toptani Ahmet Zogu dhe ky tjetri. E pra jane te gjitha arsyet qe Shqiperia te bente nje regjistrim model ne perputhje me Kushtetuten e me ligjin e saj dhe me aktet e konventat nderkombetare nga Deklarata e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut tek Dokumenti i Kopenhagenit e deri tek Konventa me e re Konventa Kuader e Keshillit te Europes per Mbrojtjen e Minoriteteve 1995. Ne asnje nga keto dokumente nuk jepen udhezime se si te percaktohen minoritetet etnike.


Minoritetet konsiderohen si nje fakt i dhene dhe i njohur me pare nga vendet perkatese dhe nga marreveshjet nderkombetare. Aty behet fjale vetem per zgjerimin e te drejtave e te hapesirave demokratike per minoritetet etnike. E megjithate per te paraprire abuzimet e mundshme si ky qe po konsumohet tek ne Konventa e Keshillit te Europes percakton qarte qe perkatesia minoritare nuk duhet te mbeshtetet thjesht tek deklarimi subjektiv por duhet te mbeshtetet tek elemente te sigurte objektiv me te cilet kuptohen gjuha amtare traditat dokumentet zyrtare angazhimet nderkombetare.


Pikerisht Shqiperia nuk eshte nje shtet qe lind sot ka 100 vjet histori dhe nje nga aktet e para te saj nderkombetare ishte edhe deklarata e vitit 1921 perpara Lidhjes se Kombeve ku shteti shqiptar angazhohej te njihte e te mbronte minoritetet qe jetonin ne Shqiperi. Si te tilla u deklaruan e u njohen nga Shqiperia Lidhja e Kombeve dhe nga vete Greqia minoriteti grek dhe ai malazez i zones se Shkodres. Dokumentet e Lidhjes se Kombeve percaktojne qarte rreth 90 fshatra te zones se Gjirokastres Sarandes e Delvines ku ishte i perqendruar minoriteti grek.


Tentativat qe behen sot per ta shtrire minoritetin grek pertej kesaj treve edhe ne Korce edhe ne Permet edhe ne Berat madje edhe ne Lezhe nuk kane te bejne me realitetin dhe as me te drejten por kane te bejne vetem me ideologjine shoviniste te Megali Idese qe edhe sot ashtu si para 200 vjetesh perben platformen strategjike te shtetit grek. Vini re edhe Greqia e mbeshtet politiken e minoriteteve ne nje akt nderkombetar te vitit 1924 tek Marreveshja e Lozanes. Por kjo eshte nje marreveshje mes dy shteteve Turqise e Greqise te cilat edhe sot ashtu si edhe ne vitin 1924 nuk i njohin minoritetet. Ne fakt ne marreveshjen ne fjale kur flitet per popullsite minoritare ne Greqi e ne Turqi flitet me termat atavike bizantino-otomane minoritet i krishtere dhe minoritet mysliman.


Pra nuk njihen minoritete kombetare dhe nuk eshte nje rastesi qe pikerisht Greqia e Turqia ndodhen sot ne te njejten llogore te mohimit te minoriteteve ne vendet perkatese aq sa nuk kane ratifikuar as Konventen Kuader te Keshillit te Europes per Minoritetet. E pra Shqiperia eshte kilometra drite larg ketij standardi bizantino-otoman mbi minoritetet. Ajo i ka njohur minoritetet e saj jo me nje marreveshje dypaleshe minoritet-vrasese si ajo e Lozanes por me nje Deklarate solemne perpara Lidhjes se Kombeve.


Dhe ne fakt kane kaluar gati 100 vjet qe qeverite shqiptare i jane permbajtur ne thelb standardeve me te perparuara per trajtimin e minoriteteve. Nuk ka asnje baze as historike as politike as ligjore per ta trajtuar ceshtjen e minoriteteve ne Shqiperi si nje ceshtje ex novo. Pasqyra e popullsive minoritare eshte e pasqyruar besnikerisht ne zyrat e gjendjes civile dhe regjistrimit te radhes te popullsise nuk i mbetet vecse te pasqyroje ndryshimet e natyrshme qe kane ndodhur nga regjistrimi paraardhes gjithnje mbi bazen e te dhenave anagrafike qe ndodhen ne regjistrat e gjendjes civile. Absolutisht jo mbi bazen e nje vetedeklarimi te pabazuar ne ligj e ne konventa nderkombetare e te imponuar nen presionin e nacionalizmit grek te Athines zyrtare e jo-zyrtare dhe te pranuar nga nje qeveri e Tiranes e korruptuar pra antishqiptare.


Per keto arsye ky regjistrim nuk mund te behet i tille. Ai ka ngjallur nje ndjeshmeri e alarm publik edhe me te madh se ai qe ngjalli Marreveshja e shitjes se detit. Ne fund te fundit vete dokumenti i zyres se OKB-se per Europen UNECE i titulluar Rekomandimet e Statisticieneve Europiane per Regjistrimin e Pergjithshem te Popullsise dhe Banesave per Vitin 2010 duket sikur e ka parashikuar edhe kete rastin tone. Ai i perfshin te dhenat per etnicitetin besimin fetar dhe gjuhen tek kategorite jo-thelbesore non-core qe nuk jane te detyrueshme per tu mbledhur.


Po ashtu Rekomandimet theksojne se ne qofte se nje teme e caktuar paraqet ndjeshmeri dhe anketon opinone dhe qendrime ajo nuk duhet perfshire si pyetje. Dhe ne fund i njejti dokument thote Regjistrimi i popullsise ...nuk duhet perdorur per te grumbulluar te dhena qe nxisin haptas deliberately grupe politike ose sektare ose qe mbeshtesin kauza te caktuar.


E pra tashme edhe bufi e di se ky regjistrim eshte regjistrimi i imponuar nga grupi politiko-sektar Dule-Gaxojanis-Bollano-Ikonomou etj. i cili e ka shpallur hapur edhe kauzen e tij Vorio-Epirin Me duket se ekzistojne te gjitha arsyet qe ky regjistrim antishqiptar te refuzohet dhe te organizohet nje regjistrim qe vertet eshte ne perputhje me standardet europiane e jo me ato otomano-bizantine te grupit te mesiperm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›