E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ishte një episod, tashmë ndihem shumë mirë

Tiranë- Kryeministri Berisha pas debulesës shëndetësore që kaloi para dy ditësh mesohet se tashmë ndihet shumë mirë.

Ndihem shumë mirë, ajo që pësova më datën 12 dhjetor ishte një episod lipotemie i lidhur me një virozë dhe ky është i treti që kam pësuar gjatë jetës sime- u shpreh kreu i qeverisë gjatë mbledhjes së sotme me kabinetin e tij.

Duke theksuar se sistemi i tij nuk njeh moshë.  Shpjegimi është hiper energjia. Në tërësi këto japin temperatura të larta, kurse në një organizëm që reagon fuqishëm krijohen episode të tilla të cilat kanë ardhur në zvogëlim. Pra ndjehem shumë mirë. Rezultoi që sistemi i të gjitha enëve të gjakut nuk kishte asnjë pllakë estaromtoze. Kjo do të thotë; sistem që nuk ka moshë- tha Berisha.

Ndër të tjera kryeministri Berisha falenderoi ekipin mjekësor  për përkushtimin e tyre, si dhe qytetarët të cilët i ka cilësuar si sherimin më të mirë për sherimin e tij nëpërmjet urimeve të tyre.

Më pas mbledhja ka vijuar nomalisht, ku është diskutuar lidhur me thjeshtimin e praktikave për biznesin.

Duhet të thjeshtojmë praktikat për biznesin- tha kreu Berisha.

Përsa i përket krizës që ka prekur eurozonën, Berisha ka këshilluar që për vitin e ardhshme të mbajmë këto ritme ekonomike.

“Për vitin e ardhshëm duhet të mbajmë ende rritjen ekonomike e cila është shumë e rëndësishme për shqiptarët. Të ulim borxhin publik dhe ngushtimin e deficitit- u shpreh Berisha.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Video e al-Kaedës, Bin Laden ishte njeri i mirë Osama bin Laden ishte një njeri i butë dhe i...
  2. Avokati i Popullit, Rama: Dëgjesa publike, e shumë mirë organizuar Tiranë- Dëgjesa publike për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit është...
  3. Të Drejtat e Njeriut, Wollfarth: Kërkohet më shumë vullnet i mirë, sesa ligje të detajuara Tiranë- Mbrojtja e të drejtave të njeriut kërkon më shumë vullnet...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›