Presidenti Topi i jep “ok” buxhetit 2012

Pas kalimit në Parlamet tashmë buxheti 2012 ka marë fjalën e fundit dhe nga presidenti i republikës Bamir Topi. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Presidencës bëhet e ditur se Presidenti Topi ka dekretuar shpalljen e ligjit nr. 10 487, datë 5.12.2011 “Për buxhetin e vitit 2012”.
Përpara votimit në Parlament , projektbuxheti për vitin e ardhshëm është shoqëruar me debate të nxehta ndërmjet dy kampeve, por me 71 vota të mazhorancës ai kaloi nen për nen dhe në tërësi.
Ndërkohë me votim mazhoranca rrëzoi edhe amendamentet e opozitës për këtë projekt.
Dekreti i Presidentit pritet të hyjë në fuqi pas 15 ditësh nga dita e publikimit në Fletoren Zyrtare.