Kreu i KLSH-së, Komisioni i Ekonomisë miraton Bujar Leskajn
Tiranë- Kandidatura e Bujar Leskaj për kreun e KLSH-së është votuar pro sot në Komisionin e Ekonomisë.
Duke miratuar në këtë formë edhe dekretin e presidentit Bamir Topi.
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Leskaj ka prezantuar para anëtarëve vizionin e tij për Kontrollin e Lartë të Shtetit.
Ndër qellimet kryesore për Leskajn ishte dorëzimi i imunitetit si drejtues i KLSH-së.
Më tej në vizionin e tij parashikohen kontrolle në administraten fiskale, në koncensione e privatizime dhe rritje të bashkepunimit me organin e prokurorisë.
Më herët grupi parlamentar i PD-së ishte shprehur pro kësaj kandidature. Ndërsa ditën e djeshme gjatë mbledhjes së grupit parlametar të PS-së, kreu i saj Rama rikonfirmoi hapur kundërshtimin e socialistëve për këtë kandidaturë.
Presidenti Topi me 17 nëntor dekretoi Bujar Leskajn si kandidat për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Shkrime të tjera me interes:
- Topi propozon Bujar Leskaj si kreun e KLSH së Tiranë -Vetëm pak ditë nga rrëzimi në parlament i propozimit...
- KLSH, Berisha: Paqe me Topin, do ta votojmë Leskajn Tiranë – Propozimi i presidentit Bamir Topi për emërimin e...
- Kreu i KLSH, dueli i fortë Topi – Berisha Tiranë- Sali Shehu është emri të cilin Presidenti i Shqipërisë...