Femijet e emigranteve te harruar nga Tirana zyrtare
Asnje politike ne ndihme te emigranteve minorene perfshi edhe iniciativen per te shperndare libra shkollore falas nuk ka gjasa te dale me sukses per sa kohe qeveria nuk e di se ku jetojne emigrantet dhe se sa eshte numri i tyre sa eshte numri i femijeve te tyre etj. Vleresime teper te pergjithshme thone se ne Greqi mund te jene rreth 700 mije shqiptare ndersa zyra e statistikave te Italise raporton per 480 mije shqiptare ne kete vend. Statistikat e SHBA-se tregojne per rreth 30 mije shqiptare te natyralizuar gjate dekades se fundit ndersa numri i pergjithshem i shqiptareve atje vleresohet ne 176 mije vete me norme gabimi plus/minus 14 mije vete. Ne Gjermani vleresohet se ka rreth 50 mije vete. Totali i shqiptareve qe jetojne jashte vendit varion nga 1.1 ne 1.5 milione vete.