Berisha: Italia kontribut në zhvillimin e Shqipërisë

“Është një kënaqësi dhe mundësi shumë e mirë për të prezantuar vendin tim dhe potencialet ekonomike të tij përpara investitorëve lombardë dhe në një nga rajonet më të zhvilluara të Italisë, siç është Lombardia”, u shpreh kryeministri.
Më tej, Kryeministri theksoi se Shqipëria është një vend i vogël, por me mundësi të jashtëzakonshme, me ekonomi vibrante dhe me potenciale të mëdha për tu zhvilluar më tej. Në qendër të politikave të qeverisë time është ekonomia e tregut, ndaj edhe forcimi dhe zhvillimi i saj është shumë i rëndësishëm.
Në bazë të të gjitha marrëdhënieve si politike, diplomatike, shoqërorë, - u shpreh Kryeministri - ndodhet infrastruktura e marrëdhënieve ekonomike, prandaj është e rëndësishme t’i forcojmë ato edhe më tej. Kryetarja e bashkisë së Milanos Moratti vlerësoi rolin e komunitetit shqiptar në Itali si një faktor i rëndësishëm në forcimin e raporteve dhe miqësisë midis dy vendeve.
Ajo u shpreh se komuniteti shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti ai në Milano është një ndër komunitetet më të mëdha dhe më të mirë integruara. Një shtyllë e fortë e miqësisë dhe e bashkëpunimit në nivel ekonomik, kulturor, shkencor dhe intelektual midis dy vendeve, -vijoi zonja Moratti-janë edhe studentët shqiptarë që studiojnë në universitet italiane, të cilët janë biznesmenët e ardhshëm, por dhe ura lidhëse midis dy vendeve.
Zonja Moratti vlerësoi edhe bashkëpunimin me Fondacionin kulturor “Nënë Tereza”, në bashkëpunim me të cilën sot kurorëzohet në Milano një iniciativë e rëndësishme kulturore, çelja e ekspozitës në nderim të kësaj figure të rëndësishme për mbarë njerëzimin dhe që përfaqëson gjithashtu vlerat më të mira të popullit shqiptar. /Start/
2011-01-18 14:35
[