E Diel, 1 Nëntor 2026

Kasat, tatimet afat biznesit deri më 28 shkurt

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur se deri më tani 40% e biznesit në vend është pajisur me kasa fiskale. E përkthyer në numra deri më tani nga 80 mijë biznese, vetëm 33 mijë janë pajisur me kasa.

Burimet bënë të ditur edhe se për çdo biznes, që konstatohet pa kasë fiskale, do të aplikohen masa ndëshkuese deri në bllokim aktiviteti. Afati i fundit për pajisje me kasa ishte 31 dhjetori i vitit të shkuar, por me sa duket pjesa më e madhe nuk e kanë respektuar këtë afat.

Për këtë arsye, Ministria Financave ka vendosur një datë tjetër për dorëzimin e dokumentacionit të blerjes së kasave, që është fundi i muajit shkurt.

Të gjithë tatimpaguesit, që kanë detyrimin për instalimin e pajisjeve fiskale dhe kanë bërë pagesën e blerjes së pajisjes së parë fiskale deri në datën 28.2.2010 nga "Shoqëritë e autorizuara sipas kontratës përkatëse", iu rimbursohet pagesa deri në shumën 44 000 (dyzet e katër mijë) lekë.    

Edhe bizneseve, që operojnë në fushën e transportit dhe që kanë detyrimin për t’u pajisur me taksimetër, i rimbursohet pagesa e bërë për blerjen e taksimetrit sipas kontratës përkatëse deri në shumën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-18 14:57
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›