E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Përsëri eksploziv në veturë, plagoset emigranti Petrit Marku (VIDEO)

shperthimi-ne-makinen-e-ish-te-denuarit-per-vrasje-2Tirana është kthyer në një qytet, ku rreziku të shoqëron ngado.

Një automjet shpërtheu rreth orës 18.35 minuta me eksploziv teksa lëvizte drejt Laprakës, pak metra larg kryqëzimit ku gjendej dogana.

I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit tip Benz, Petrit Marku, ndërsa me lëndime të lehta shpëtuan familjarët e tij. Besohet se lënda eksplozive është aktivizuar me telekomandë. Dëshmitarët i thanë policisë se pas shpërthimit, mjeti humbi kontrollin dhe eci për rreth 200 metra në rrugë duke rrezikuar me dhjetëra mjete që lëviznin në atë moment në këtë aks. Pak ditë më parë, një tjetër makinë në pronësi të një biznesmeni ndërtimi, iu vendos eksploziv në Tiranë por nuk pati viktima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›