Berisha: Ja sfidat që na presin në 2010
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka folur për buxhetin e vitit 2010 në Komitetin e Planifikimit të Strategjive. Kryeministri i vendit ka thënë se do të vazhdojnë investimet në vend duke qënë se është përballuar edhe kriza ekonomike me sukses. Një nga investimet do të jetë edhe përfundimi i rrugës së Arbrit. “Në buxhetin e vitit 2010 do të shtrojmë për 4 vjet, 7 mijë km rrugë, ndër këto do të përfundojë rruga e Arbrit, e kthyer tashmë në ëndërr për shqiptarët”. Në lidhje me buxhetin e vitit 2010, Berisha ka premtuar se nuk do të rritet as deficiti buxhetor. Ai ka premtuar reforma në shëndetësi e arsim. “Reformat të thella do të ketë për shëndetësinë dhe arsimin. Rritja e rrogave dhe pensioneve do të jetë moto për qeverinë”, ka thënë ai. Duke folur për sistemin e Drejtësisë Berisha ka kërkuar që opozita të kthehet në Kuvend. “Me mungesën e opozitës në Kuvend nuk mund të ndryshojmë dot ligjet”. Ai ka pranuar që në sistemin e drejtësisë ka mangësi në investime, duke thënë se “Gjykata e Tiranës funksionon jashtë standarteve, nuk ka sallë për gjyqe”.
(m.a/BalkanWeb)
(m.a/BalkanWeb)