E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me kallashnikov banakierja e lokalit

VLORE-Një grua ka mbetur sot viktimë pas të shtënave me armë në një lokal në Vlorë. Policia e Vlorës bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 të së martës, në një lokal në lagjen “28 nëntorit”, të qytetit të Vlorës ku mbeti viktimë 50-vjeçarja Sofie Sherraj.
Gruaja humbi jetën menjëherë nga plagët e marra nga breshëritë e armës tip Kallashnikov. 50 vjecarja punonte si banakiere në lokal. Policia dyshon se shënjestra ishte pikërisht gruaja.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shpallur pas hetimeve paraprake ka identifikuar si autor të vrasjes dhe shpallur në kërkim, shtetasin Xhezo Habilajn. Sipas policisë ka dëshmi se Habilaj mund të jetë autori i këtij krimi të rëndë, por ende nuk bëhen të ditur motivet e vrasjes. Vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›