Plani i Tiranës, Rama: Qeveria e përdori për propagandë të ulët
TIRANE- Një ditë pasi Këshilli Bashkiak shqyrtoi dhe i kaloi për miratim Këshillit të Rregullimit të Territorit planin rregullues të Tiranës, kryebashkiaku Edi Rama bëri përgjegjëse qeverinë, e cila sipas tij mbajti të bllokuar panin dhe e përdori atë për propagandë të ulët.
“Pasi e mbajtën planin një vit në sirtar për të bërë propagandën e ulët se nuk ka plan dhe njëkohësisht për të kafshuar ato zona të planit që janë paraparë si pjesë e hapsirës metropolitane, dje e miratuan në Këshillin Bashkiak por të shikojmë se sa oreksi i familjes do të ndikojë në miratimin përfundimtar” u shpreh Rama.
Deklaratat e kryebashkiakut u bënë gjatë inspektimit të punimeve në bllokun 51 në Tiranë, ku Bashkia e kryeqytetit me një fond prej afro 250 milion lekësh po ndërhyn për rehabilitimin e kësaj zone.
Në bllokun 51 në kryeqytet Bashkia do të bëjë një investim kompleks që përfshin zgjerimin e rrugëve, shtrimin e trotuareve me pllaka , si dhe ndërtimin e shesheve të parkimit, sistem të ri kolektorësh si dhe sistem të ri ndriçimi.
(e.n/News24/BalkanWeb)