Kompensimi i kasave fiskale akordohet fondi per 5 bashki dhe 10 komuna
Vijon të kompensohet vlera e kasave fiskale dhe e taksimetrave me vendime të posaçme të qeverisë.
Që nga dita e sotme akordohet fondi i rimbursimit për 5 bashki dhe 10 komuna.
Vlera e kompensimit prej rreth 101 milionë leke është botuar tashmë në fletoren zyrtare.
Kjo vlerë do të përballohet nga Fondi i Kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2011.
Bashkitë që do të kompensohen kësaj here janë: bashkia e Durrësit, bashkia e Fierit, bashkia e Bulqizës, bashkia e Librazhdit dhe ajo e Patosit.
Po ashtu, në kompnesim përfshihen komunat: Hotolisht, Ksamil, Kolonjë, Nikël etj.
Për zbatimin e vendimit, që akordon shumën prej rreth 1001 milionë lekë, për rimbursimin e kasave ngarkohet ministria e Financave dhe njësitë e qeverisjes vendore.
Ashtu siç qeveria deklaroi, po kryen rimbursimin e të gjithave pajisjeve fiskale, të cilat u blenë brenda dhe u instaluan afatit të përcaktuar nga ana e bizneseve.
Nga ana tjetër, Administrata TAtimore është duke marrë masa ndaj të gjitha bizneseve që nuk përdorin kasë fiskale dhe nuk lëshojnë kupona tatimorë.
Këto kontrolle do të vijojnë deri sa bizneset të ndërgjegjësohen dhe të bëhen pjesë e reformës fiskale në vend.