Berisha: Jam kavalier! Ruçi: Kali ngordhi!

Opozita del nga Kuvendi: Berisha na provokoi
PS hyn në Kuvend, nisi seanca
Kush janë deputetët e Kuvendit
Ruçi: Po i japim shans Kuvendit
Patozi: Thyerja e bojkotit të vazhdojë
Berisha: Opozitës, çdo gjë për zgjedhjet
Tiranë, 25 shkurt, NOA Është shoqëruar me replika mes njëri-tjetrit fjalimi i socialistit Ruçi dhe kryeministrit Berisha gjatë seancën plenare, në të cilën opozita u paraqit pas kaq kohësh.
Ndërsa Ruçi në fjalën e tij tha se Topi është në fushën e Berishës, ky i fundit ka cituar me ironi më pas se në fëmijërinë e tij të hershme nuk ka patur top, por kalë dhe se që atëherë ka mbetur kavalier.
Por kësaj shprehje të tij, deputeti socialist i është kundërvënë menjëherë duke i thënë me shpoti se kali ka ngordhur dhe se nuk mund të jesh një kavalier kur vendi është në krizë.
Të shërojmë kalin dhe jo kavalierin, ndaj erdhëm këtu që të gjejmë zgjidhjen, në të kundërt opozita është e detyruar të largohet nga salla, përfunduan replikat mes dy diskutantëve, duke u shoqëruar vërtet me largimin e deputetëve socialistë nga salla e Kuvendit... (vijon).
n.e/NOA