E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Japim votat per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor

/ /

Kreu i qeverise shfrytezoi nje aktivitet me OSBE-ne per perfundimin e projektit per modernizimin e sistemit te adresave dhe gjendjes civile per te konfirmuar se te gjitha votat e maxhorances do te jene pro amendimeve ne Kodin Zgjedhor. Ky projekt perben nje themel te sigurt te zgjedhjeve qe vijne per te cilat qeveria shqiptare ka te gjithe perkushtimin qe ato te plotesojne standardet e OSBE/ODIHR-it. Koha eshte e ngushte rekomandimet jane aty qeveria eshte plotesisht e hapur per te perdoruar te gjithe votat qe ka per ti adresuar nje nga nje ato pa asnje hezitim u shpreh kreu i ekzekutivit ne ceremonine e djeshme. Ftoj te gjithe ata qe jane te interesuar per voten e lire te qytetareve shqiptare te gjithe ata qe jane te interesuar per nje proces zgjedhor te standardeve me te mira nderkombetare te shfrytezojne kete oportunitet ne parlamentin shqiptar sikunder mbetem plotesisht i angazhuar te bejme gjithcka qe ti konvertojme keto arritje ne arritjet me te medha ne te drejtat dhe lirite e shqiptareve vijoi me tej kreu i qeverise. Duke u ndalur ne projektin e financuar nga Bashkimi Europian Kryeministri Berisha e cilesoi ate te rendesishem ne zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme ne 28 qershor 2009. Ka qene ndihma e gjithanshme e OSBE ne nje seri marreveshjesh ligjesh dhe se fundmi vendosjen e sistemit me modern te identifikimit te qytetareve regjistrit te gjendjes civile dhe votave te zgjedhesve te cilat kane bere te mundur qe shqiptaret te votojne ne zgjedhjet e kaluara duke plotesuar shumicen e standardeve nderkombetare te kesaj organizate.
Projekti
Sipas tij fale ketij projekti mori fund problemi me certifikatat qe beri te shtyheshin zgjedhjet lokale te vitit 2007 dhe u plotesua nje nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian per liberalizimin e regjimit te vizave. Inaugurojme sot nje projekt i cili tejkaloi disa here projektin e tij fillestar. Inaugurojme sot nje projekt pa te cilin do te ishte e pamundur te kishim pasur zgjedhjet qe patem ne vitin 2009. Do te kishte qene e pamundur te shkeputeshim nga paranoja e certifikatave te vitit 2007 do te kishte qene e pamundur te realizonim pajisjen e qytetareve shqiptare me leternjoftimet dhe pasaportat biometrike me moderne ne Europe dhe vendimin historik te vendeve anetare te Bashkimit Europian per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare theksoi me tej ne fjalen e tij Kryeministri. Ky projekt eshte mundesuar nepermjet nje fondi prej 2.5 milione eurosh te dhena nga Bashkimi Europian dhe me financim te OSBE dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes si dhe me ndihmen teknike te Austrise Norvegjise dhe Keshillit te Europes. Projekti u zbatua nga viti 2007 deri ne fund te vitit 2010. Objektivat kryesore te projektit ishin ofrimi i asistences per krijimin e sistemit elektronik te adresave dhe regjistrit te gjendjes civile krijimi i nje kuadri ligjor per mbrojtjen e te dhenave personale dhe krijimin e besimit te publikut nepermjet nje fushate ndergjegjesimi.

Regjistri garanci per 8 majin

Ministri i Brendshem Lulzim Basha tha dje ne ceremonine e perfundimit te projektit per regjistrimin e gjendjes civile se se bashku me pajisjen e qytetareve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike jane garanci per zgjedhjet lokale te 8 majit. Shpreh bindjen se plotesimi uniform dhe standard i parametrave me bashkekohore dhe i praktikave me te mira europiane sa i perket regjistrit kombetar te adresave por po keshtu edhe gjendjes civile dhe pajisjes se qytetareve me karta identiteti e pasaporta biometrike sot ne shifrat respektive prej 2.7 milione dhe 1.6 milione sikunder standardi tashme i arritur dhe i konfirmuar unanimisht nga te gjithe aktoret e vendit dhe te huaj te Policise se Shtetit jane garancite me te mira ne perputhje te plote me standardet europiane qe Ministria e Brendshme ofron ne kuader te angazhimit te qeverise per zgjedhjet e lira dhe te ndershme te 8 majit tha Basha. Sipas tij ky projekt i nisur ne vitin 2007 ka pasur nje rrugetim jo pa veshtiresi pengesa dhe sfida. Ka pasur momente kur suksesi i plote ose i pjesshem i tij eshte vene ne pikepyetje per shkak te  bazes se ulet te dhenave pervojes dhe te integrimit te kesaj baze me bazat e tjera te te dhenave qe do te perbenin perfundimin me sukses te ketij projekti.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›