Berisha Jo presidenti nga populli

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet 8 majit. Ai ka theksuar se në raport nuk përmenden probleme të Kushtetutës dhe është shprehur kundër mundësisë së zgjedhjes së presidentit nga populli.
“Jam kundër idesë për zgjedhjen e presidentit nga populli. Raporti nuk përmend probleme të Kushtetutës. Kushtetuta nuk mund të ndryshojë çdo 3 vjet. Nuk bëhet fjalë që PD të vendosë një nen në Kushtetutë që të çojë vendin në zgjedhje sa herë u teket të tjerëve për të mos votuar”, theksoi Berisha.
“Raporti thotë se anët pozitive të këtyre zgjedhjeve shërbejnë si bazë për progres të ardhshëm. Jam i gatshëm të ftoj opozitën që të ndryshojmë teknikalitetet e nevojshme që çaluan në këto zgjedhje”, shtoi Berisha.