OSBE/ODIHR publikon raportin perfundimtar

“Pavarësisht se zgjedhjet ishin transparente, kishte shumë polarizim. Zgjedhjet u karakterizuan nga mosbesimi mes opozitës dhe qeverisë. Si dhe në zgjedhjet e mëparshme, PD-PS nuk kanë përmbyshur detyrimet. Dy forcat e mëdha politike ndikuan negativisht në administrimin e zgjedhjeve, anëtarët e KQZ patën mosmarrëveshje të theksuara, pati paqartësi në zbatimin e Kodit Zgjedhor”, thuhet në raport.
Sipas OSBE/ODIHR, raste të shumta të dhunës janë evidentuar gjatë fushatës zgjedhore.
“Gjatë fushatës pati presione ndaj punonjësve të administratës shtetërore. Punonjësve të administratës iu bë presion për të votuar një subjekt të caktuar. Pjesëmarrja e grave në listën e kandidatëve ishte e ulët. Nuk u pranua rezultati për Tiranën, ndonësë KQZ njihet si institucion i pavarur”, theksohet në raport.