Berisha: OSBE/ODIHR, vlerësoi zgjedhjet transparente

Pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet lokale të 8 majit, kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp, theksoi se ky raport është objektiv, dhe frymëzues për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, raporti me një kthejellësi të kristalë vlerëson zgjedhjet vendore të 8 majit, si zgjedhje kompetitive, transparente dhe si zgjedhje, aspektet pozitive të të cilave kanë hedhur bazat e progresit të ardhshëm.
“ODIHR në një nga rekomandimet e tij thotë se numërimi, vlerësimi dhe trajtimi i votave të hedhura në kutinë tjetër duhet të parashikohen në Kodin Zgjedhor. Kërkohet të qartësohen me ligj qëndrimet ndaj tyre”, u shpreh Berisha.
Duke u ndalur tek procesi i numërimit, kreu i qeverisë nënvizoi se raporti i OSBE/ODIHR, thekson se numërimi ishte pozitiv ndaj dhe shprehet se zgjedhjet ishin kompetitive, transparente.
Kryeministri pranoi rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ftoi kreun e opozitës, Edi Ramën për bashkëpunim.