Berisha: Tani pjese e cdo tryeze te NATO-s
Kryeministri Berisha pershendeti dje nenshkrimin ne Bruksel te Protokollit te NATO-s, duke e cilesuar kete nje dite historike per kombin shqiptar. Ne fjalen e tij perpara ministrave, Berisha theksoi se reformat e ndermarra nga qeveria qe ai drejton ishin motori kryesor qe solli edhe nenshkrimin e ketij protokolli. Kreu i qeverise e konsideroi si nje moment te vecante kete dite, duke qene se tashme Shqiperia do te kete te drejten te marre pjese ne cdo tryeze te organizuar nga aleanca.