Berisha: Kam diskutuar me Karamanlis për çamët
Por, në fakt, pas bisedimeve, dy ditë më parë me kreun e Qeverisë greke, kryeministri Berisha nuk veçoi asgjë rreth kësaj çështjeje. Madje, në konferencën e përbashkët për shtyp, gazetarët nuk u lejuan të bëjnë asnjë pyetje.
TIRANE- Kryeministri Berisha ka diskutuar për çështjen çame me homologun grek, Karamanlis, sqaroi dje zyra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Një ditë pasi vetë kreu i Qeverisë pohoi se nuk ka çështje të mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë, që do të thotë se këtu hyn edhe çështja çame, zyra e tij e shtypit deklaroi se, “mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe nën diktatin e tij kanë shpifur dhe trilluar lidhur me vizitën e kryeministrit të Greqisë, Kostas Karamanlis, sikur gjoja kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave të çamëve”. Në këtë deklaratë të zyrës së shtypit të Këshillit të Ministrave thuhet se, “kryeministri Berisha, në këtë takim dhe në çdo takim me zyrtarët më të lartë të Greqisë, ka diskutuar këtë çështje në përputhje të plotë me përcaktimet e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë”. Por, në fakt, pas bisedimeve, dy ditë më parë me kreun e Qeverisë greke, kryeministri Berisha nuk veçoi asgjë rreth kësaj çështjeje. Madje, në konferencën e përbashkët për shtyp, gazetarët nuk u lejuan të bëjnë asnjë pyetje. Sipas burimeve, edhe deklarata e dy kryeministrave është negociuar përpara se sa të dilej para mediave. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shoqatës “Çamëria” nuk arritën të takoheshin me kryeministrin grek për t’i paraqitur atij kërkesat e tyre. Ndaj, edhe ata organizuan një tubim për të paraqitur dhe për të ngritur edhe një herë zërin në publik për çështjen çame.
Kreu i shoqatës “Çamëria” u shpreh një ditë para vizitës së kryeministrit grek në Tiranë se, ky do të ishte një rast që dy qeveritë të nisnin dialogun për problemet e tyre. Ai e ka cilësuar këtë, një detyrim që shteti shqiptar ka ndaj qytetarëve të vet.
(s.g/GSH/BalkanWeb)